12:50 / 02.04.2022
Gjithsej 1.715 raste aktive, me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut dje ishte 1.715 nga të cilët numri më i madh 919 në Shkup.
Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti për Shëndet Publik, gjatë 1986 testeve të bëra janë regjistruar 201 raste të reja me KOVID-19 prej të cilave 37 janë riinfeksione, janë shëruar 249 pacientë, ndërsa kanë vdekur dy persona.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut nga fillimi i pandemisë arrin 306.178, numri i pacientëve të shëruar është 295.237 dhe i të vdekurve është 9,226.























