11:31 / 05.04.2022
Trazira në Peru, presidenti shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Peru nga presidenti, për shkak të demonstratave që po zhvillohen në vend.
Protesta të mëdha po zhvillohen në Peru, gjithashtu edhe grevë, të organizuar prej punëtorëve të transportit dhe bujqësisë, shkruajnë disa media lokale në vend, transmeton RTKLive.
Sipas presidentit, protestat kanë dalë nga binarët dhe në disa vende kanë ndodhur trazira të dhunshme dhe plaçkitje, prandaj në 24 orët e ardhshme do të vendoset shtetrrethimi./M.M.























