BE rrit gatishmërinë e saj për aksidente kimike, biologjike dhe bërthamore
BKT
Rajoni dhe Bota

BE rrit gatishmërinë e saj për aksidente kimike, biologjike dhe bërthamore

Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën se, për shkak të luftës në Ukrainë, ka filluar grumbullimin e rezervave për të përmirësuar gatishmërinë kundër aksidenteve kimike, biologjike dhe bërthamore.

BE-ja po rrit madhësinë e rezervave të saj të pajisjeve mbrojtëse, ilaçeve dhe vaksinave. Ato mund të jenë të dobishme në rast të një aksidenti kimik ose biologjik ose një aksidenti bërthamor, raporton Reuters, transmeton RTKLive.

"Ne po ndërmarrim hapa konkretë për të rritur gatishmërinë e Evropës për kërcënimet e mundshme," tha komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarcic për Reuters.

BE-ja ka përdorur rezervat e saj ekzistuese për të ndihmuar ukrainasit që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj rrezatimit radioaktiv në luftimet pranë termocentraleve bërthamore. Për shembull, tre milionë tableta jodi janë dorëzuar në Ukrainë përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së./M.M.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota