15:10 / 07.04.2022
Haavisto: Dëbimi i diplomatëve rusë vendoset së shpejti
Shumë vende evropiane kanë dëbuar diplomatët rusë ditëve të fundit.
Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, në një konferencë për shtyp në Bruksel, tha se një vendim për dëbimin e mundshëm të diplomatëve rusë nga Finlanda do të merret në të ardhmen e afërt, njoftojnë mediet finlandeze.
“Çështja po hetohet nga Ministria e Jashtme”, tha Haavisto./M.M.























