Haavisto: NATO ka rol të rëndësishëm në politikën e sigurisë
Në një konferencë për shtyp, pas takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, bëri të ditur rolin e NATO-s në politikën evropiane të sigurisë.
Në fjalën e tij, Haavisto theksoi, gjithashtu, rëndësinë e “politikës së dyerve të hapura të NATO-s”.
Haavisto njoftoi për takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministren e Jashtme suedeze, Ann Linde, njoftojnë mediet finlandeze.
Haavisto shtoi se Finlanda dhe Suedia janë të njohura për NATO-n.
Haavisto, tutje njoftoi se është premtuar ndihma e çfarëdollojshme, në rast se Finlanda vendos të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke shtuar se Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të jetë në dispozicion për ndihmë në përgatitjen për anëtarësimin e Finlandës në NATO.
NATO po shqyrton mundësinë që aplikimet për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë të vijnë para samitit të NATO-s, në Madrid, në verë.
"Duket se ka një gatishmëri për të paraqitur aplikime për anëtarësim këtu", deklaroi Haavisto.
Një grup i punës i Parlamentit suedez po punon për të shqyrtuar situatën politike e të sigurisë.
Haavisto, mes tjerash, shtoi se veprimet e Suedisë prekin Finlandën dhe anasjelltas. Për këtë arsye, sipas tij, fluksi i informacionit mes dy vendeve është i rëndësishëm./M.M.























