Algjeri: Nëntë persona kanë vdekur nga një shpërthim gazi
BKT
Rajoni dhe Bota

Algjeri: Nëntë persona kanë vdekur nga një shpërthim gazi

Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe 16 u plagosën nga një shpërthim në Algjerinë lindore të enjten në mëngjes, bëjnë të ditur mediat lokale.

Shpërthimi, i cili mësohet se ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, ka shkaktuar shembjen e një pallati trekatësh. Edhe shtëpitë aty pranë, mësohet se janë dëmtuar .

Punonjësit e shpëtimit po kërkojnë, mes gërmadhave, të mbijetuarit./M.M.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota