Gjiganti italian nis negociatat me Real Madridin për Asension
BKT
Sport

Gjiganti italian nis negociatat me Real Madridin për Asension

Gjiganti italian, AC Milan ka nisur negociatat me Real Madridin për transferimin e mundshëm te Marco Asensio-s, raportojnë mediat italiane.

Real Madridi është i gatshëm ta shesë 26-vjeçarin për t’i liruar hapësirën Kylian Mbappe-s, i cili duket se tashmë ka vendosur të largohet nga PSG-ja.

Krerët e ‘Rossonerëve’ thuhet se po negociojnë me madrilenët për transferimin e Asensio-s në ‘San Siro’ gjatë kësaj verë.

Mesfushori spanjoll, kartoni i të cilit kap shifrën 25 milionë euro, është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por Milani mësohet se është favorit për transferimin e mundshëm te Asensio-s. /F.BYTYQI/