Shumica e suedezëve të gatshëm të mbrojnë Finlandën kundër sulmit rus
BKT
Rajoni dhe Bota

Shumica e suedezëve të gatshëm të mbrojnë Finlandën kundër sulmit rus

Një sondazh i organizuar nga “Taloustutkimus” për çështjen e sigurisë, në rast të një sulmi të forcave ruse ndaj Finlandës, 61 për qind e suedezëve janë deklaruar të gatshëm për të mbrojtur Finlandën.

Ndërsa rreth 33 për qind e suedezëve pajtohen plotësisht dhe 28 për qind pajtohen deri diku me deklaratën se Suedia duhet të mbrojë Finlandën në rast të një sulmi rus.

Sipas drejtorit të “Taloustutkimus”, Juha Rahkonen, suedezët e kuptojnë se nëse mbrojnë Finlandën, po mbrojnë edhe vendin e tyre, ndonëse ai nuk priste shifra kaq të larta.

 “Së pari mendova nëse kjo mund të ishte e vërtetë”, tha Rahkonen për gazetën IS, transmeton RTKLive.

Një aplikim i përbashkët i NATO-s për Suedinë dhe Finlandën ka gjithashtu mbështetje të fortë mes suedezëve.  Lidhur me deklaratën nëse duhet që Suedia e Finlanda t’i bashkohen NATO-s në të njëjtën kohë, 38 për qind e të anketuarve u pajtuan plotësisht dhe 26 për qind u pajtuan deri diku.

Nëse Finlanda zgjedh të mos anëtarësohet në NATO, interesi do të ftohet disi.

Ndërkaq 49 për qind e suedezëve të anketuar ishin në favor të aplikimit për anëtarësim të Suedisë, pavarësisht zgjedhjes nga ana e Finlandës.

Gati për kundërmasat ruse

Vetëm pak më shumë se një e pesta e suedezëve të anketuar besojnë se një aplikim finlandez dhe suedez i NATO-s nuk do të çonte në kundërmasa ruse.

Rreth 34 për qind besojnë se Rusia mund të ndërmarrë veprime ushtarake, ndërsa 31 për qind parashikojnë sulme kibernetike dhe informacioni në rast të një aplikimi.

Sondazhi u krye në Suedi nga Dynata, një nënkontraktor i Taloustutkimus. Sondazhit iu përgjigjën 1003 suedezë ndërmjet 5 dhe 11 prillit 2022./M.M.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota