09:34 / 16.04.2022
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në fund të ditës priten reshje lokale të shiut, posaçërisht në pjesën veriore të vendit.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 18 deri në 23 gradë celsius.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me vranësira dhe erë nga drejtimi verior ku temperatura maksimale do të arrijë 23 gradë celsius.
Siç njoftojnë nga DHP, gjatë ditës së nesërme moti do të jetë i vranët, me erë dhe me reshje të shiut, ndërsa në pjesët malore reshjet do të jenë në formë të borës për shkak të temperaturave të ulëta.























