Ndalohen 5 persona me dy tonë kokainë në Spanjë
BKT
Rajoni dhe Bota

Ndalohen 5 persona me dy tonë kokainë në Spanjë

Pesë persona u arrestuan kur një varkë peshkimi me dy ton kokainë u kap në Ishujt Kanarie, njoftoi policia spanjolle.

Arrestimi i 5 personave të cilët u kapën me 2 tonë kokainë në Ishujt Kanarie u bë nga një anije e rojes bregdetare spanjolle në ujërat në jug të arkipelagut spanjoll të shtunën dhe u shoqërua në Las Palmas në Gran Canaria. Gazeta lokale spanjolle El Dia raportoi se policia sekuestroi të paktën dy ton kokainë, që vlerësohet të ketë një vlerë prej 50 milionë euro. Një zëdhënës i Gardës Civile spanjolle tha po përpiqen të konfirmojmë sasinë e drogës në bord. Pesë të arrestuarit u lanë në paraburgim në Las Palmas.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota