09:37 / 19.04.2022
COVID-19 – Sërish viktima dhe mijëra të infektuar në Shangai
Kina ka raportuar shtatë vdekje të tjera nga Covid-19 në Shangai, ku autoritetet lokale, pas tre vdekjeve të para të njoftuara dje, raportuan se ato janë nga 60 deri në 101 vjeç, të gjithë me sëmundje bashkëshoqëruese.
Qyteti, me 26 milionë banorët e tij, është në zemër të valës së variantit Omicron, pas bllokimit njëjavor, ndërsa Pekini këmbëngul në politikën ”zero Covid-19” me bllokime të rrepta, testime masive dhe karantina më të gjata se sa në të kaluarën, çka ka shmangur viktimat dhe krizat serioze në shëndetin publik.
Shangai, megjithëse me një numër në rënie të dielën, raportoi sot 3 084 raste dhe 17 332 asimptomatikë./atsh























