10:07 / 19.04.2022
City në sulm për Leaon
Klubi i madh anglez, Manchester City është hedhur në sulm për sulmuesin e Milanit, Rafael Leao.
Sipas medieve britanike, ‘Qytetarët’ janë të interesuar për yllin e ‘Rossonerëve’, transmeton RTKLive.com.
Leaon është duke bërë një sezon të madh me milanistët, dhe falë performancës së shkëlqyer, ka bërë që disa klube të mëdha evropiane të fusin lojtarin në listën e tyre.
Por, siç raportohet, City ka hyrë seriozisht në garë për 22-vjeçarin.
Krerët e skuadrës angleze, thuhet se janë duke u përgatitur të nisin negociatat me agjentin e lojtarit Jorge Mendes.
Ndryshe, Milani synon ta ‘blindoj’ Leaon deri në vitin 2025. Kartoni i lojtarit kap shifrën 70 milionë euro. /RTKLive/























