Bullgaria të rishikojë pozitën ndaj Maqedonisë së Veriut
Sofja duhet ta rishikojë pozitën ndaj Shkupit, vlerëson eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Qyçuk.
Sipas tij, eurointegrimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera ballkanike mund të kontribuojë që Bullgaria dhe tërë rajoni të ndjehen më të sigurt, posaçërisht në situatë të konfliktit ushtarak në kontinentin evropian.
”Interes strategjik i Bullgarisë është të kufizohet me vendet demokratike, të cilat mund të sigurojnë hapësirë të sigurisë, prosperitet dhe mundësi. Tjetrën nuk mund ta sqaroj. Çdo herë në mënyrë tendencioze u jepet hapësirë njerëzve cilët dëshirojnë që Maqedonia e Veriut të mos jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, deklaroi Qyçuk.
”T’u sqarohet partnerëve evropianë se cilat janë shkaqet për pengimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, posaçërisht pasi nga Bullgaria doli ideja për zgjerimin e tij drejt Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.
Për Qyçuk, garancitë evropiane janë zgjidhja e vetme për çështjet e hapura./ATSH























