Shpërthim në një minierë në Poloni, 4 të vdekur e shumë të plagosur
BKT
Rajoni dhe Bota

Shpërthim në një minierë në Poloni, 4 të vdekur e shumë të plagosur

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe shtatë janë zhdukur në një aksident në një minierë qymyri në Poloninë jugore.

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com

Dy shpërthime, që dyshohet se janë nga gazi, kanë ndodhur të mërkurën, sipas kompanisë JSË, përgjegjëse për minierën.

 “Besohet se 21 persona janë plagosur”, tha drejtuesi i kompanisë Tomasz Cudny, për agjencinë polake të lajmeve PAP.

 “Nuk kemi asnjë kontakt me tetë persona që punojnë atje”, tha ai.

Autoritetet deklarojnë se deri më tani, shtatë persona janë të zhdukur.

 Sipas kompanisë, shpërthimi i parë ndodhi pak para mesnatës, 1000 metra nën tokë. Shpërthimi i dytë ndodhi kur punonjësit e shpëtimit ndihmuan viktimat që pësuan në shpërthimin e parë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota