Suedia e Finlanda shohin drejt NATO-s,kërcënon Rusia
BKT
Foto: Euractiv
Rajoni dhe Bota

Suedia e Finlanda shohin drejt NATO-s,kërcënon Rusia

Rusia ka paralajmëruar edhe një herë Finlandën dhe Suedinë për anëtarësimin në NATO.

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, tha për "Rossija 24" se ky shtet, i ka paralajmëruar vendet e tjera, publikisht dhe përmes kanaleve dypalëshe.

“Nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara, Brukseli ka tërhequr zvarrë Suedinë dhe Finlandën në strukturat e tij për disa kohë", deklaroi ajo.

"Aksione të shumta hibride, nën maskën e ushtrimeve dhe detyrave, janë përdorur për t'i tërhequr ato”, tha Zaharova.

Sipas Zaharovës, vendeve u është thënë për pasojat e anëtarësimit në NATO.

“Ne i kemi dhënë të gjitha paralajmërimet tona si publikisht, ashtu edhe përmes kanaleve dypalëshe. Ata e dinë këtë, ndaj nuk ka surpriza”, vazhdoi Zaharova.

Nga ana tjetër, Parlamenti i Finlandës ka hapur debatin nëse do të kërkohet anëtarësimi në NATO.

Kjo  pasi pushtimi rus i Ukrainës çoi në një rritje të mbështetjes politike dhe publike për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, raporton AFP.

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, tha se vendi i saj do të vendosë “shumë shpejt, brenda javësh” nëse do të aplikonte për anëtarësim.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota