Britani, Gjykata: Assange do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara
BKT
Rajoni dhe Bota

Britani, Gjykata: Assange do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara

Një gjykatë në Britaninë e Madhe vendosi, të mërkurën, që Julian Assange duhet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ku ai akuzohet për spiunazh.

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com

 

Vendimi duhet të miratohet nga qeveria dhe mund të apelohet në një gjykatë më të lartë.

Një gjyqtar në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit, gjykata më e ulët në gjyqësorin britanik, lëshoi ​​urdhrin e ekstradimit në një seancë të shkurtër gjyqësore, të mërkurën, në mëngjes.

Vetë Julian Assange mori pjesë përmes video-lidhjes nga burgu.

Tashmë i takon Sekretarit të Brendshëm të Britanisë së Madhe, Priti Patel, të miratojë urdhrin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota