Presidenti bullgar kritikon Maqedoninë e Veriut
BKT
Foto BNR
Rajoni dhe Bota

Presidenti bullgar kritikon Maqedoninë e Veriut

Presidenti bullgar Rumen Radev, tha se është koha që ‘ideologjia antibullgare’ në Maqedoninë e Veriut të mbetet e kaluar.

Sipas tij ajo ideologji qëllimisht po i helmon marrëdhëniet mes dy vendeve. “Përpjekjet në Shkup për të ndërtuar një identitet të bazuar në falsifikimet e Kominternit, dhe jo në të vërtetën historike, janë kundër interesave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët duan anëtarësimin në BE", tha presidenti bullgar sot në Sofje.

Me akuzën se pse qendra kulturore bullgare në Manastir mban emrin e Ivan Mihajllovit, kreu i shtetit bullgar tha se nëse flasim për fashizëm, duhet të jetë e qartë se Ivan Mihajllov ishte njeriu që i refuzoi Hitlerit të përfshijë Maqedoninë në një luftë vëllavrasëse me Bullgarinë.

"Jo Ivan Mihajllov, por persona të tjerë, pas vendosjes së diktaturës jugosllave, vrisnin dhe torturonin dhjetëra mijëra njerëz në kampet e përqendrimit, vetëm për faktin se vazhduan të quheshin bullgarë. Ky është fashizëm i vërtetë”, tha Radev. (Radio Bullgaria)


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota