Janša humb zgjedhjet në Slloveni, fiton Svoboda
BKT
RTV Slovenia
Rajoni dhe Bota

Janša humb zgjedhjet në Slloveni, fiton Svoboda

J.M

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën sot në Slloveni,  duket se do të ketë ndryshim të figurës së kryeministrit.

Kjo pasi exit-pollet e realizuara nxjerrin fitues kundërshtarin e kryeministrit aktual, Janez Janša.

Instituti ‘Mediana’ bëri një anketë të zgjedhjeve paralele për  Televizionin Publik. Ajo u zgjati  deri në orën 18:00 dhe në të morën pjesë 15.216 votues. Megjithatë, rezultati nuk  përfshinë votat e atyre që kanë votuar para kohe ose të tjerat e dërguara me postë.

Ndërkohë,tashmë të gjitha qendrat e votimit në Slloveni janë  mbyllur. Pas zgjedhjeve të pjesshme, më së shumti vota ka marrë partia e Gibanje Svoboda (35.8%), e ndjekur nga SDS (22.5%) e Janez Jansas,pastaj  NSi (6.8%), SD (6.6%) dhe Levica (4.4%).

Siç raporton televizioni publik i Sllovenisë, RTVSLO, në nëntë zgjedhjet parlamentare në historinë e shtetit të pavarur slloven, votuesit zgjodhën një përbërje të re të Asamblesë Kombëtare.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota