Guterres bën thirrje për armëpushim në Ukrainë gjatë takimit me Lavrov
BKT
Rajoni dhe Bota

Guterres bën thirrje për armëpushim në Ukrainë gjatë takimit me Lavrov

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë.

Guterres tha se donte të bënte çdo gjë të mundshme për t’i dhënë fund luftës dhe vuajtjeve të popullit ukrainas, duke paralajmëruar se konflikti tashmë kishte një ndikim në çmimet e ushqimit dhe energjisë në mbarë botën.

Shefi i OKB-së tha se është e nevojshme të vazhdohet dialogu dhe të arrihet një marrëveshje armëpushimi dhe një zgjidhje paqësore e konfliktit.

Më vonë Guterres pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin ku do të diskutojë luftën në Ukrainë.

Lavrov ra dakord se situata në Ukrainë duhet të zgjidhet, por shtoi se Rusia dëshironte gjithashtu të diskutonte zhvillimin e Kombeve të Bashkuara në tërësi, duke shprehur shqetësimin se Perëndimi dukej i vendosur për të krijuar një botë njëpolare./atsh


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota