17:47 / 27.04.2022
Feronikeli pëson me rezultat të thellë nga Dukagjini
Feronikeli është mposhtur me rezultat të thellë 4-0 nga Dukagjini në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e Kosovës.
Altin Merlaku (10’), Arbër Shala (15’), Ergyn Ahmeti (45+1’) dhe Stefan Nikolic (85’) shënuan golat e fitores për skuadrën nga Klina.
Pas kësaj ndeshje Dukagjini ngritët në pozitën e gjashtë me 39 pikë, derisa Feronikeli mbetet e fundit.























