Turqia dhe Greqia akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të hapësirës ajrore
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com
Edhe pse të dy vendet i përkasin Aleancës së NATO-s, ata janë edhe konkurrentë në Egjeun Lindor.
Turqia akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore të territorit të saj, raporton AFP.
Sipas Turqisë, shkeljet janë kryer 30 herë brenda 72 orëve. Sipas Tanju Bilgiçi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke, forcat ajrore greke kryen "fluturime provokuese në brigjet e Turqisë". Sipas tij, Turqia u përgjigj “në përputhje me rregullat e luftës”.
Sipas burimeve të sigurisë të intervistuara nga AFP, 22 shkelje të hapësirës ajrore janë kryer të mërkurën. Burimet i quajtën shkeljet “akte të paligjshme, provokuese dhe agresive në Egje”.
Të enjten, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, tha se i kishte thënë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për "sjelljen e fundit provokuese nga forcat e armatosura turke". Sipas Mitsotakis, forcat e armatosura turke shkelën hapësirën ajrore greke, përveç kësaj ata "fluturuan në mënyrë të rrezikshme" mbi ishujt grekë.
Turqia iu përgjigj akuzave duke thënë se ato nuk ishin të vërteta.























