Hungaria kundër ndalimit të plotë të importit të naftës dhe gazit rus
BKT
Rajoni dhe Bota

Hungaria kundër ndalimit të plotë të importit të naftës dhe gazit rus

Hungaria kundërshton idenë e Bashkimit Evropian për ndalim të plotë të naftës dhe gazit të importuar nga Rusia, ka thënë të hënën zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.

“Qëndrimi hungarez në lidhje me çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar, ne nuk i mbështesim ato”, ka thënë ai, raportoi BBC-ja.

Një ndalim total ndaj dy lëndëve djegëse fosile ruse po shqyrtohet aktualisht nga Komisioni i BE-së për t’u përfshirë në raundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.

Ministrat e Energjisë të BE-së shpresojnë të arrijnë një qëndrim për gazin dhe naftën ruse nëpërmjet bisedimeve urgjente që do të nisin të hënën (sot).

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck pranon se nuk ka një pikëpamje unanime midis 27 vendeve të bllokut për ndalimin e furnizimeve me energji ruse.

Moska vazhdon të deklarojë se blerësit e huaj të gazit duhet të paguajnë në bankën e saj private, Gazprombank, e cila konverton çdo dollarë ose euro në rubla.

Komisioni Evropian sugjeron se vendet evropiane që përmbushin kërkesat bankare të Moskës mund të shkelin sanksionet e BE-së.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota