Papa Françesku ka kërkuar të takojë Putinin
Papa Françesku thotë se është ofruar të udhëtojë në Moskë për të takuar presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Papa i tha gazetës italiane “Corriere della Sera” se ai i kishte dërguar një mesazh Kremlinit 20 ditë pas pushtimit rus, nëpërmjet kryediplomatit të Vatikanit.
Është hera e parë që Papa përmend Rusinë ose publikisht i përmend emrin Putinit që nga fillimi i luftës në Ukrainë për më shumë se dy muaj më parë.
Papa tha gjithashtu se kohët e fundit kishte pasur një telefonatë 40-minutëshe me kreun e Kishës Ortodokse Ruse.
“Patriarku Kirill e mbështet luftën dhe kaloi 20 minutat e para të thirrjes duke lexuar të gjitha arsyetimet për të”, tha ai për gazetën.
Papa shtoi se patriarku nuk mund të shndërrohet në avokat të Putinit.























