Papa nuk e arrin ta takojë Putinin, kritikon patriarkun Kirill
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com
Papa Françesku është përpjekur të kontaktojë me presidentin rus, Vladimir Putin, por pa sukses. Gjithashtu as me patriarkun ortodoks rus, Kirill, nuk ka arritur të kontaktojë.
Papa Françesku më herët kishte kontaktuar me kryetarin Volodymyr Zelensky, ndërkohë që ende jo me Putinin
“Pas 20 ditë luftimesh, Pap Françesku kërkoi të kontaktonte me Vladimir Putinin përmes të deleguarve të Kishës”, thotë kreu i Kishës Katolike në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera.
Vetë Papa Françesku shprehet skeptik për mundësinë e takimit me Putinin.
“Nuk kemi marrë ende një përgjigje dhe vazhdojmë të këmbëngulim, megjithëse kam frikë se Putini nuk mund dhe nuk e dëshiron këtë takim tani”, tha Papa Françesku.
Ndërkaq sa i përket vizitës së Tij në Kiev, Papa Françsku nuk precizon këtë, duke bërë të ditur se këtë punë, tani për tani, e bëjnë kardinalët, njoftojnë mediet botërore.
“Së pari duhet të udhëtoj për në Moskë, së pari duhet të takoj Putinin. Por unë jam edhe prift, çfarë të bëj? Unë bëj atë që mundem...”, thotë Papa Françesku.
Kur ai pyetet nëse patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, Kirill, mund të ndihmojë për ta takuar presidentit rus, Papa tund kokën në shenjë mohimi.
“Kohë më parë kam folur me Patriarkun Kirill për 40 minuta përmes Zoom-it. Gjatë 20 minutave të para, me një kartë në dorë, ai lexonte gjithçka që justifikonte luftën në Ukrainë. E dëgjova dhe i thashë: Nuk kuptoj asgjë nga këto. Vëllau im, ne nuk jemi predikuesit e shtetit, nuk mund të përdorim gjuhën politike, por vetëm gjuhën e Jezusit”, u shpreh Papa Françesku.























