Hungaria nuk mbështet embargon për naftën ruse
BKT
Rajoni dhe Bota

Hungaria nuk mbështet embargon për naftën ruse

Hungaria nuk mund të mbështesë një embargo të propozuar nga Bashkimit Evropian për importet e naftës së papërpunuar nga Rusia pasi kjo do të shkatërronte sigurinë e saj energjetike, tha të mërkurën më 4 prill, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto.

“Paketa e sanksioneve e Brukselit do të ndalonte dërgesat e naftës nga Rusia në Evropë, me një njoftim mjaft të shkurtër, në rastin e Hungarisë në fund të vitit të ardhshëm”, tha Szijjarto në një video në Facebook, duke shtuar se Hungaria nuk mund t'i mbështesë masat në formën e tyre aktuale.

Hungaria mund të pajtohej me këto masa vetëm nëse importet e naftës së papërpunuar nga Rusia nëpërmjet tubacionit do të përjashtoheshin nga sanksionet, tha ministri Szijjarto.

Më parë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian do të heqë dorë plotësisht nga nafta e papërpunuar ruse dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit, derisa njoftoi për rundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. (Rel)


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota