09:45 / 05.05.2022
Rusi: Në Kaliningrad ushtrime ushtarake edhe me armë bërthamore
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com
Ushtria ruse në Kaliningrad, enklavë ruse që gjendet në mes të Polonisë dhe Lituanisë, ka bërë ushtrime ushtarake ku është përdorur edhe roboti i përputhshëm me armën bërthamore të tipit “Iskander”, njofton Ministria ruse e Mbrojtjes,
Në stërvitje ushtarake morën pjesë më shumë se 100 ushtarë rusë, duke simuluar sulme ndaj aeroporteve dhe instalimeve ushtarake, transmetojnë mediet skandinave.
Njësitë ushtroheshin edhe në kushte të vështira me “ rrezatimin dhe ndotësit kimikë”.
Tutje theksohet se Kaliningradi është enklavë ruse, midis Polonisë dhe Lituanisë, 300 km larg bregdetit të Suedisë.























