53 të vdekur pas shembjes së një ndërtese
BKT
Rajoni dhe Bota

53 të vdekur pas shembjes së një ndërtese

ATSH

Numri i të vdekurve nga shembja e një ndërtese në Kinën Qendrore arriti në 53, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

Një ndërtesë banimi dhe tregtare gjashtëkatëshe u shemb në metropolin qendror të Changsha një javë më parë.

Në atë kohë, nuk u zbuluan shifra të viktimave.

Pas përfundimit të punës së shpëtimit, Hsinhua njoftoi sot se 10 persona u nxorën të gjallë nga rrënojat që nga shembja.

Zyrtarët thanë se ishte pjesërisht një projekt ndërtimi i paligjshëm.

Policia arrestoi pronarin e godinës dhe disa persona të përfshirë në projektimin dhe ndërtimin.

Ndërtesa kishte ndër të tjera edhe një hotel, një restorant dhe disa apartamente.

Për shkak të korrupsionit të përhapur dhe mungesës së kontrolleve mbi standardet e sigurisë, shembjet e ndërtesave nuk janë të rralla në Kinë, veçanërisht në provincat rurale.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota