12:44 / 07.05.2022
Milani në ‘luftë’ me Realin për Asensio-n
Fatmir Bytyqi /RTKlive.com
AC Milan nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i mundshëm i Marco Asensios se Real Madridit.
‘Calciomercato’ të shtunën shkruan se ‘Rossonerët’ shpresojnë ta joshin spanjollin për t’u transferuar në ‘San Siro’.
Krerët e skuadrës madrilene po kërkojnë ta bindin lojtarin që të rinovojë kontratën, por siç, raportohet, Asensio kërkon 7 milionë euro në sezone.
Skuadra ‘merenguese’ po heziton në kërkesën e spanjollit, nga e cila mund të përfitojë Milani që është e gatshme t’ia ofrojë Asensios 5 milionë euro në sezon, plus bonuset.
Milanistët besojnë se mund ta marrin spanjollin gjatë kësaj verë. Ndryshe, Asensio është duke u vëzhguar edhe nga disa skuadra tjera evropiane përfshirë edhe gjigantin italian, Juventus.























