13:30 / 07.05.2022
Shpërthim i fuqishëm në Havana, 22 të vdekur, 60 të plagosur
BBC/RTSH
Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur pasi një shpërthim ndodhi në një hotelet me 5 yje në Havana të Kubës.
Mes viktima janë edhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë.
Shpërthimi mendohet se ka ndodhur nga një cisternë gazi e parkuar jashtë hotelit, që mori flakë. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në murin e jashtëm të hotelit, ku është shkatërruar totalisht. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë për të gjetur njerëzit e bllokuar nën rrënoja.
Presidenti i Kubës Miguel Diaz-Canel e cilësoi shpërthimin “një aksident fatkeq”.
Hoteli Saratoga ishte një nga hotelet më të mira në Havana, ku është vizituar nga yje të botës si Madonna, Beyonce dhe Mick Jagger.























