‘Spurs’ në ndjekje të Torres-it
BKT
Sport

‘Spurs’ në ndjekje të Torres-it

Fatmir Bytyqi /RTKlive.com

Mbrojtësi spanjoll Pau Torres duket se po luan sezonin e fundit me Villarealin.

E ardhmja e Torres sipas medieve britanike, do të jetë në Premier League. Tottenham synon që gjatë kësaj verë, të transferojë mbrojtësin spanjoll, i cili është një nga lojtarët kryesor në skuadrën e Emery.

Trajneri i ‘Sours’ Antonio Conte pëlqen lojtarin të cilin dëshiron ta këtë në skuadër sezonin e ardhshëm.

Krerët e Tottenhamit thuhet se tashmë janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Villarealin për transferimin e mundshëm të Torres.

Klauzola e lirimit e 25 vjeçarit është 55 milionë euro, mirëpo, siç raportohet, Villareali mund ta shesë lojtarin për 10 milionë më pak për shkak të situatës financiare në të cilën ndodhet skuadra spanjolle.