Duda Balje, vizitë pune në Shkup
BKT
Foto: Besnik Iseni
Rajoni dhe Bota

Duda Balje, vizitë pune në Shkup

Besnik Iseni/ RTK

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Bashkimit Socialdemokrat, qëndroi sot për vizitë pune në Komunën e Çairit, në Shkup.

Në takimin që realizoi me kryetarin e Komunës, Visar Ganiu u bisedua për tema që janë me interes të përbashkët.

Në takim u konstatua se thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë është i mirë për dy vendet tona, duke marrë parasysh faktin se mirëqenia e qytetarëve varet nga vendosja e lidhjeve të fuqishme bashkëpunimi duke u nisur nga pushteti lokal.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota