14:13 / 17.05.2022
BE mbështet vendimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO
Muharrem Miftari/RTKLive
Kreu i BE-së Josep Borell thotë se ka mbështetje të fortë brenda BE-së për aplikimet e Suedisë dhe Finlandës në NATO. Të gjitha shtetet anëtare mbështesin vendimin.
“Kjo tejkalon marrëveshjen dhe na bën më të fortë”, thotë Borell sipas The Guardian.
Tani ai shpreson të gjejë një zgjidhje për kundërshtimet e Turqisë, njoftojnë mediet skandinave.
“Jam i sigurt se Këshilli do të mbështesë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO. E di që Turqia ka ngritur disa kundërshtime. Shpresoj se NATO do të jetë në gjendje t'i kapërcejë ato”, deklaroi Borell.























