Rusia dëbon diplomatët finlandezë si kundërpërgjigje
HBL
Rajoni dhe Bota

Rusia dëbon diplomatët finlandezë si kundërpërgjigje

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive

Rusia dëbon dy diplomatë të ambasadës finlandeze në Moskë.Edhe vende të tjera po vuajnë gjithashtu nga kundërmasat ruse. Më shumë se tridhjetë diplomatë francezë, gjithashtu, duhet të largohen nga vendi.

Dy diplomatë të ambasadës finlandeze në Moskë duhet të largohen nga Rusia brenda dy javësh. Ambasadori finlandez Antti Helanterä është njoftuar për vendimin e deportimin të martën, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme në një njoftim për shtyp.

Deportimi është një kundër-reagim rus ndaj vendimit të Finlandës në fillim të prillit për të dëbuar dy persona nga ambasada ruse në Finlandë. Finlanda, si shumë vende të tjera të BE-së, ka dëbuar diplomatë në shenjë proteste ndaj invadimi të Rusisë në Ukrainë.

“Vendimi i Rusisë nuk ka të bëjë fare me veprimet e personave të dëbuar”, shkruan Ministria e Jashtme në njoftimin për shtyp.

Të mërkurën u bë gjithashtu e qartë se Rusia do të dëbojë diplomatët francezë, deri në 34 persona. Sipas agjencisë së lajmeve TT, Ministria e Punëve të Jashtme ruse shkruan se ata janë konsideruar “persona non grata".

Mësohet se edhe ambasadorët e Suedisë dhe të Spanjës se janë thirrur edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse për informacione të ngjashme, shkruajnë mediet e huaja.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota