Krerët e Finlandës e të Suedisë do të takohen me Bajdenin
HS
Rajoni dhe Bota

Krerët e Finlandës e të Suedisë do të takohen me Bajdenin

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive

Kryetari i Finlandës Sauli Niinistë (Sauli Niinistô) dhe kryeministrja suedeze, Magdalena Anderson (Magdalena Andersson), do të takohen sot në Uashington, me kreun e SHBA-së, Xhou Bajden (Joe Biden).

Ninistë ka thënë se dëshiron të dijë për afatin kohorë, sa shpejt mund të pranohen në Shtetet e Bashkuara aplikimet finlandeze dhe suedeze për anëtarësim në NATO .

“Shtetet e Bashkuara janë të rëndësishëm dhe një lloj modeli për të tjerët. Nëse procesi i (ratifikimit) është i shpejtë atje, ai do të ndihmojë të gjithë procesin dhe kalendarin e tij. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Ninistë në fillim të kësaj jave.

Në këtë vizitë do të diskutohet gjithashtu për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara mund të sigurojnë Finlandën dhe Suedinë gjatë procesit të aplikimit.

“Ndoshta është një ide e mirë të shqyrtojmë se çfarë lloj aftësish dhe, mbi të gjitha, çfarë lloj fleksibiliteti mund të gjendet nëse dukshmëria, prania apo këto lloj gjërash nevojitet këtu gjatë zonës gri,” tha Ninistë.

Sipas Zyrës së Presidentit, në një takim në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, presidentët dhe kryeministrja Anderson do të diskutojnë, ndër të tjera, për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, luftën në Ukrainë dhe situatën e ndryshuar të sigurisë midis Evropës dhe Shtetet e Bashkuara.

Por edhe kundërshtimi i Turqisë ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO del gjithashtu në plan të parë.

Ninistë dhe Bajden u takuan për herë të fundit në Uashington në fillim të marsit. Ninistë ishte kreu i parë i shtetit që Bajden u takua ballë për ballë që nga fillimi i luftës ofensive ruse. Konsiderohet si e jashtëzakonshme takimi i të dy presidentëve në një kohë kaq të shkurtë.

Në takimin e marsit, Finlandës iu konfirmua se dera e Ligës së Mbrojtjes së NATO-s është e hapur. Përveç kësaj, u raportua se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes midis Finlandës dhe Shteteve të Bashkuara po intensifikohet.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota