Paralajmërohet Biden për testin bërthamor nga Koreja Veriore
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive
Shërbimi i inteligjencës amerikane ka paralajmëron presidentin Joe Biden se Koreja e Veriut mund të kryejë një provë bërthamore, ndërsa lideri 79-vjeçar po viziton Japoninë dhe Korenë e Jugut.
Në informacionin e shërbimit inteligjent thuhet se çdo test mund të bëhet para, gjatë ose pas vizitës së Biden, raporton Reuters.
"Ne po përgatitemi për të gjitha ngjarjet e paparashikuara, duke përfshirë mundësinë që një provokim i tillë të ndodhë derisa jemi në Kore ose Japoni", tha të mërkurën këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.
Sipas zyrtarit të Koresë së Jugut, Ha Tae Kung, Koreja e Veriut ka përfunduar gjithashtu përgatitjet për një test bërthamor, raporton agjencia e lajmeve AFP.
Zyrtari i referohet informacioneve nga agjencia e spiunazhit të Seulit dhe thotë se Koreja e Veriut tani është duke pritur për mundësinë më të mirë për të kryer testin.