Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dënohet me 9 vjet burg
Foto: DW
Rajoni dhe Bota

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dënohet me 9 vjet burg

MIA

Gjykata penale e Shkupit, e shpalli fajtor të akuzuarin e parë në rastin “TNT”, ish kryeministrin Nikolla Gruevski, që aktualisht ndodhet në arrati, me nëntë vjet burg.

Ndërsa i akuzuari tjetër, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski u dënua me tri vjet burg.

Ish kryetari i komunës së Gazi babës, u shpall fajtor nga gjykata dhe u dënua me katër vjet burg, aq sa u dënua edhe e akuzuara Elizabeta Najdovska.

“TNT” është rasti i ri i cili i është shtuar dosjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ish ministrit të transportit, Mile Janakievski.  Gruevski u shpall fajtor  për shembjen e porositur të godinës “Kosmos”.

Gjykata në ndërkohë ka konstatuar synimin e Gruevskit dhe Janakievskit.

“Bashkërisht, që t’i hakmerren të dëmtuarit Fiat Canoski për vendimin e tij politik me të cilin si kryetari i partisë politike PAE, e ka lëshuar koalicionin me partinë politike VMRO DPMNE duke lidhur koalicionin me partinë opozitare politike, LSDM”, tha Ognen Stavrev- gjykatës në Gjykatën Penale- Shkup.

Gjykata ka marrë vendim për t’i paguar biznesmenit Canoski dëmshpërblim prej 11 milionë euro për kompleksin “Kosmos”. Shuma me normë interesi sipas mbrojtjes, arrin deri në 20 milionë euro.

“Gjykata, jashtë nga kërkesa e të dëmtuarit, mori vendim për kompensim të dëmit, me çka vlerëson se thjesht dëshironte ta heq përgjegjësinë nga shteti dhe të mos mund të paguhen këto 20 milionë euro që kërkohen, të dalin nga shteti kurse në fakt, shteti duhet ta ketë këtë shpenzim në çdo rast”, u shpreh Elenko Millanov- avokat.

Gjykata për rastin “TNT” nga akuza ka liruar tre punonjës në komunën e Gazi Babës.

Vendimi i sotëm ndaj Gruevskit është i katërti ndërsa për Janakieskin i pesti. Ndërkohë, ish kryeministri Nikolla Gruevski ndodhet në arrati dhe është strehuar në Hungari.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa