22:06 / 20.05.2022
Atalanta shet Zapatan, Interi në sulm
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi italian, Atalanta është e gatshme të shesë yllin e tyre, Duvan Zapata-n.
Zapata siç raportojnë mediet italiane, në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën me skuadrën e Gasperinit.
Atalanta tashmë ka vendosur edhe çmimin për lojtarin për të cilin kërkon 25 milionë euro. Zapata thuhet se është duke u monitoruar nga klubi i madh italian, Inter.
“Atalanta është e gatshme ta shesë Duvan Zapata për 25 milionë euro dhe nga kjo mundësi synon të përfitojë Interi”, shkruajnë mediet italiane.
‘Zikaltërit’ synojnë që gjatë kësaj verë, të bëjnë disa transferime, dhe mësohet se Zapata është në listën e internistëve.























