09:26 / 21.05.2022
Liria dhe Vushtrria përballen në sfidën kryesore të këtij sezoni
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Liria dhe Vushtrria sot luajnë ndeshjen kryesore të këtij sezoni.
Prizrenasit dhe vushtrriasit do të përballen në Klinë, në ndeshjen e barazhit. Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat që synojnë rikthimin në elitën e futbollit tonë.
Skuadra që do të triumfojë do të ndeshet me skuadrën që do të përfundon në vendin e tetë në Superligën e Kosovës.
Dueli mes Lirisë dhe Vushtrrisë, parashikohet të sjellë një ndeshje interesante dhe se të gjitha biletat për këtë duel janë shitur.
Ndeshja mes Lirisë dhe Vushtrrisë nis në orën 15:00.























