Interi sakrifikon Bastonin, kërkon 60 milionë euro për të
BKT
Sport

Interi sakrifikon Bastonin, kërkon 60 milionë euro për të

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Alessandro Bastoni raportohet se do të largohet nga Interi gjatë kësaj verë.

‘Nerazzurët’ vitin e kaluar sakrifikuan Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku për të rregulluar bilancet, por sipas medieve italiane, Bastoni do të jetë sakrifica e radhës për internistët.

Pavarësisht se Bastoni është një nga lojtarët kryesor tek skuadra e Simone Inzaghit, megjithatë, duket se lojtari dhe Interi do të ndajnë rrugët gjatë kësaj verë.

Klubet e mëdha evropiane si Bayern Munich, Manchester City dhe Tottenham thuhet se janë të interesuara për 23 vjeçarin.

‘Bavarezët’, ‘Qytetarët’ dhe ‘Spurs’ mësohet se tashmë kanë nisur negociatat me menaxherin e lojtarit Tulio Tintin.

Interi kërkon hiq me pak se 60 milionë euro për Bastonin.