15:10 / 21.05.2022
Lajm i keq për Realin, Mbappe rinovon me PSG-në
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Një lajm i keq vjen për tifozët e Real Madridit.
Ylli francez Kylian Mbappe raportohet se ka vendosur të rinovojë kontratën me PSG-n.
Sulmuesi francez prej kohësh kërkohet nga Real Madridi, por sipas ekspertit të transferimeve, Gianluca Di Marzio, Mbappe do të qëndrojë tek kampionët në fuqi të Francës.
Sipas Di Marzio tashmë nuk ka dyshime, Mbappe do ta rinovojë kontratën me parisienët. 23 vjeçari duket se është bindur nga oferta e klubit nga ‘Parku i Princave’, dhe siç thuhet, zyrtarizmi i kontratës së re pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.























