Dështojë Mbappe, Reali në sulm për yllin e Monacos
Sport

Dështojë Mbappe, Reali në sulm për yllin e Monacos

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pasi dështoi transferimi i Kylian Mbappe-s, tashmë Real Madridi është hedhur në sulm për yllin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

Sipas ‘Marca’, ‘Los Blancos’ e kanë prioritet nënshkrimin me mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

Reali ishte afër transferimit të Mbappe-s, por ylli francez mbrëmë zyrtarisht firmosi kontratën e re me PSG-n.

Megjithatë, thuhet se Reali nuk do të ndalet, dhe synon t’i sjellë në Madrid disa lojtarë të tjerë.

Tchouameni duket se është në krye të listës së madrilenëve. Mesfushori francez ka treguar formë të lartë këtë sezon të garave me Monacon.

Firma e tij e shkëlqyer nuk ka mundur t’u ik syve të skuatëve nga Real Madridi. Krerët e skuadrës spanjolle, mësohet se janë duke përgatitur ofertën për Tchouameni.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa