Ballkani me fitore feston titullin, Malisheva luan në barazh
Sport

Ballkani me fitore feston titullin, Malisheva luan në barazh

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Janë mbyllur ndeshjet e xhiros së 36-të, të fundit të këtij sezoni në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani me fitoren kundër Gjilanit, me rezultat 2-0, ka festuar titullin e kampionit. Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqin, shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës nga Suhareka.

Ndërkaq, sfida kryesore e kësaj xhiro, mes Malishevës dhe Dukagjinit, është mbyllur pa gola, dhe klinasit më këtë rezultat sigurojnë ekzistencën në elitë edhe në edicionin e ardhshëm, derisa skuadra e Arsim Thaqit do të luajë në barazh kundër Vushtrrisë.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Prishtina në udhëtim tek Llapi, duke fituar me rezultat 1-2. Mankenda ishte njeriu i ndeshjes duke realizuar dygolësh në fitoren e kryeqytetasve, skuadër kjo që tashmë i ikën barazhit, derisa golin e vetëm për llapjanët e  shënoi Valmir Veliu. Llapi pavarësisht disfatës ndaj Prishtinës, ka siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.

Drenica është afër tri pikëve tejet të rëndësishme në udhëtim kundër Feronikelit pasi rezultati momental është 2-3, derisa janë duke u zhvilluar minutat e fundit të kësaj sfidë.

Në ndeshjen tjetër, Drita lehtë mundi Ulpianën, me rezultat 5-0.

Superliga / Java e 36-të

Rezultatet:

Drita-Ulpiana 5-0

Ballkani-Gjilani 2-0

Feronikeli-Drenica 0-2 (po luhen minutat e fundit)

KF Llapi-Prishtina 1-2

Malisheva-Dukagjini 0-0  


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa