Gjykata në Moskë lë në fuqi dënimin prej 9 vjetësh burgim ndaj Navalnyt
Rajoni dhe Bota

Gjykata në Moskë lë në fuqi dënimin prej 9 vjetësh burgim ndaj Navalnyt

REL

Gjykata e qytetit të Moskës ka lënë në fuqi vendimin për burgim prej 9 vjetësh për politikanin opozitar, Aleksei Navalny, i cili veçse është në burg për një dënim të mëhershëm. Ai dhe mbështetësit e tij thonë se akuzat janë të motivuara politikisht.

Navalny mori pjesë në seancën dëgjimore të 24 majit përmes video-lidhjes nga burgu në rajonin Vladimir.

Kritiku i Kremlinit, që u dënua me 9 vjet burgim në mars, teksa ishte duke e vuajtur një dënim për një vepër tjetër, gjatë fjalimit përfundimtar, duket se dënoi autoritetet ruse për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, dhe përsëriti qëndrimet se të gjitha akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

“Jeni ju, sistemi juaj dhe [presidenti i Rusisë, Vladimir] Putini që jeni tradhtarët e popullit rus... Unë jam i gatshëm të qëndroj në burg për t’ua dëshmuar të gjithëve në Rusi se kështu është e vërteta”, tha Navalny para gjykatës.

Më 22 mars, Navalny u dënua me 9 vjet burgim për shkak të akuzave për përvetësim dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Ndërkaq, më 24 maj, një gjykatë tjetër në Moskë refuzoi një apel tjetër të Navalnyt, pasi shërbimi monitorues financiar shtetëror, Rosfinmonitoring, e shtoi atë dhe 11 bashkëpunëtorët e tij në listën e “terroristëve dhe ekstremistëve”.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota