Tronditët SHBA, një 18 vjeçar vret 14 nxënës dhe 1 mësues
Foto: CNN
Rajoni dhe Bota

Tronditët SHBA, një 18 vjeçar vret 14 nxënës dhe 1 mësues

CNN

Dy ditë para fillimit të pushimit veror, sot (e martë), një 18-vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas. “Ai vrau 14 nxënës dhe një mësues”, tha guvernatori Greg Abbott, raporton CNN.

Shefi i policisë së distriktit në Uvalde, Pete Arredondo, tha se nga të shtënat me armë zjarri, ka gjithashtu edhe të plagosur. Personi i armatosur besohet se ka vepruar i vetëm dhe tashmë është vrarë.

Arredondo nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme ose të pranonte pyetje.

“Sulmuesi është nga Uvalde”, tha Abbott, shefi i policisë.

"Besohet se dorasi doli nga automjeti i  tij dhe hyri në shkollën fillore në Uvalde me një pistoletë dhe mund të ketë pasur edhe një pushkë, por kjo nuk është ende e konfirmuar, bazuar në raportin tim më të fundit. Ai qëlloi dhe vrau, në mënyrë të tmerrshme, të pakuptueshme, katërmbëdhjetë nxënës dhe një mësues”, tha ai.

Zëdhënësi i Spitalit në Uvalde, Tom Nordwick, tha më herët se dy persona vdiqën në të shtënat menjëherë në shkollë dhe se 13 fëmijë dhe një burrë rreth të 40-ave po trajtohen si të plagosur.

Spitali Universitar në San Antonio deklaroi në një postim në Twitter se ata pranuan një fëmijë dhe një të rritur si të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë. “E rritura, është një grua 66-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje kritike”, deklaruan nga spitali në një postim në Twitter.

Ajo çfarë ndodhi në këtë shkollë, risjellë kujtimet kur nga të shtënat me armë zjarri në Sandy Hook në Konektikat, në vitin 2012,  26 persona u vranë,duke përfshirë 20 fëmijë midis 6 dhe 7 vjeç.


APR
Romay Lift

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota