09:45 / 27.05.2022
Tërmet në rrethinën e Tetovës
M.Miftari/RTKLive.com
Sot në mengjes, rreth orës 9 e 11 minuta, pati lëkundje të tokës me intensitet prej 3.6 shkallë të Rihterit.
Epiqendra është raportuar të ketë qenë në rrethinën e fshtatit Bervenicë, në afërsi të Tetovës, ose 32 kilometra nga Shkupi.
Tërmeti është hetuar edhe në Zhelinë, Bogovinë, por edhe në Shkup.























