10:35 / 30.05.2022
Zjarr i madh në ish-fabrikën e duhanit në Tetovë -VIDEO
Besnik Iseni
Një zjarr i madh ka shpërthyer në ish-fabrikën e duhanit në Tetovë.
Objekti shfrytëzohej si depo e stiropolit nga një kompani tetovare, e cila ka përfaqësinë e saj edhe në Kosovë.
Zjarri rrezikon të përhapet edhe në disa objekte afariste, që ndodhen për rreth fabrikës.
Ekipe të zjarrfikësve po bëjnë përpjekje për lokalizimin e zjarrit.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Dëmi material konsiderohet të jetë i madh.























