Shënohet Dita e Shtetësisë së Kroacisë
A.BELA/ RTKlive
Sot shënohet Dita e Shtetësisë së Kroacisë.
Ndryshe Dita e Shtetësisë së Kroacisë është një festë publike dhe ditë kombëtare që festohet çdo vit më 30 maj në Kroaci për të festuar kushtetutën e Parlamentit të parë modern shumëpartiak kroat në vitin 1990.
Për këtë Ambasada e Republikës së Kroacisë në Kosovës ka shënuar Ditën e Shtetësisë të këtij shteti. Në këtë përvjetor i cili organizohet pas dy viteve pauzë për shkak të shkak të koronës, kanë marrë akterë të ndryshëm polikë, ambasadorë dhe mysafir të tjetër të ftuar.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka uruar kroatët për Ditën e Shtetësisë. “Krenar për arritjet në tre dekadat e pavarësisë kroate dhe mirënjohës ndaj mbrojtësve kroatë të lirisë, demokracisë dhe shtetit, ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të mirën e të gjithë qytetarëve kroatë”, ka shkruar ai në “Facebook”.
























