Vritet një gazetar francez në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Vritet një gazetar francez në Ukrainë

REL

Një gazetar francez është vrarë gjatë raportimit nga Ukraina, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

"Frederic Leclerc-Imhoff ishte në Ukrainë për të shfaqur realitetin e luftës. Gjatë kohës sa ishte në një autobus humanitar me civilët që janë detyruar të largohen nga bombardimet ruse, ai u plagos për vdekje", shkroi Macron në një postim në Twitter.

Edhe televizioni BFM-TV, media ku punonte gazetari, konfirmoi vrasjen e tij.

Më herët, guvernatori rajonal i Doneckut tha se një gazetar francez është vrarë kur një transportues i blinduar, që po përdorej për evakuimin e civilëve në rajonin ukrainas të Luhaskut, u godit nga granatimet ruse.

Guvernatori rajonal, Serhiy Hayday, shkroi në Telegram se kjo makinë transportuese ishte planifikuar që të merrte dhjetë persona për t’i evakuuar, por u qëllua “nga zjarri i armikut”.

“Ne zyrtarisht po e ndalojmë evakuimin”, shtoi ai.

Hayday po ashtu postoi një fotografi, që tha se ishte kartela e akreditimit të gazetarit.

Shpërthim i ri i një virusi të vjetër: Sa i lartë është rreziku pandemik?


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota