18:44 / 30.05.2022
Neymar: Dua Kupën e Botës dhe Championsin
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Asi brazilian i PSG-së, Neymar duke folur në një intervistë për ‘Canal Football Club’, ka përsëritur edhe një herë dëshirën e tij edhe një herë dëshirën e tij për të qëndruar në Paris.
Madje, ish-asi i Barcelonës, thotë se me kampionët në fuqi të Francës, synon t’i fitojë gjithë trofetë e mundshëm si dhe Kupën e Botës me Brazilin.
“Ambiciet e mia janë të njëjta, t’i fitojë gjithë titujt e mundshëm. Sezonin e ardhshëm dua ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës”, tha Neymar.
“Me PSG-n? Unë kam një kontratë me ta, kështu që nuk ka zgjidhje tjetër. Dua trofe me PSG-n”, përfundoi reprezentuesi brazilian.























