BE i vendos Rusisë të tjera sanksione të naftës
BKT
AP
Rajoni dhe Bota

BE i vendos Rusisë të tjera sanksione të naftës

/rtsh.al/

BE ka vendosur të tjera sanksione ndaj Rusisë. Udhëheqësit e BE kanë rënë dakord për bllokimin e më shumë se 2/3 e importeve të naftës ruse, pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve të miratuara në një samit në Bruksel për të cilën 27 vendet anëtare duhet të bien dakord.

Nga ana tjetër Rusia është përgjigjur raundit të fundit të sanksioneve evropiane të naftës duke siguruar se Moska do të gjejë importues të rinj, raporton La Republlica.

Përfaqësuesi i Përhershëm rus pranë Organizmave Ndërkombëtare në Vjenë, Mikhail Ulyanov, e bëri këtë duke cituar Ursula Von der Leyen.

 "Siç tha me të drejtë dje Rusia do të gjejë importues të rinj. Vlen të përmendet fakti që bie në kundërshtim me deklaratat e tij të një dite më parë. Ndryshimi i shpejtë i qasjes që tregon se BE-ja nuk është në gjendje të mirë", shkruan ai në Twitter.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota